E Diel, 1 Nëntor 2026

Albino Prudentino i dorezohet drejtesise italiane

Pas vendimit te gjykates se Vlores ministri Nishani firmosi proceduren e ekstradimit. I akuzuari si mafioz dakord me ekstradimin

Pas vendimit te gjykates dhe firmes se ministrit te Drejtesise ekstradohet drejt Italise i akuzuari si pjese e mafias Albino Prudentino. Dorezimi i tij te autoritetet italiane eshte bere mengjesin e djeshem ne aeroportin e Rinasit rreth ores 0600 te mengjesit ndersa nje nate me pare ishte transferuar per ne paraburgimin 313-te nga Vlora. Prundentino ka mberritur ne oren 0730 ne Itali pas nisjes se avionit ne oren 0600 te mengjesit duke u mbajtur ne fshehtesi te plote i gjithe operacioni i shoqerimit te tij. Pas uljes se avionit ne qytetin e Romes i cilesuari si kryemafioz Prudentino eshte pritur nga agjente policie te cilet kane bere gjithe verifikimet e akteve duke e shoqeruar me pas ne burgun e Rebibia-s. Pritet qe bosi i Sacra Corona Unitta te dale ne baken e te akuzuarve dhe te perballet me akuzat qe rendojne mbi te. Operacioni i ekstradimit eshte kryer ne sekret te plote nga forcat e policise se Burgjeve dhe agjentet e Interpol. Prudentino u transferua para dy ditesh nga Vlora ne qelite e burgut 313 ne Tirane per te qene me prane aeroportit Nene Tereza. Me dhjetor 2010 Gjykata e Apelit te Vlores lejoi ekstradimin e mafiozit italian e cila u firmos dhe nga Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ne diten e fundit te vitit. I kerkuar nga Prokuroria e Leces per Pjesemarrje ne organizata mafioze Trafik droge dhe Grabitje ne rrethana renduese vete Prudentino ka kerkuar para gjykates ekstradimin e menjehershem drejt Italise duke pretenduar se i ishin shkelur te drejtat nga drejtesia shqiptare. Pas vendimit te gjykates e cila pranoi kerkesen e pales italiane per ekstradim ka qene ministri Nishani qe me 31 dhjetor te vitit te kaluar firmosi proceduren e ekstradimit duke u ekzekutuar vetem dje ne mengjes si vendim. Prudentino u arrestua ne muajin shtator te ketij viti ne baze te urdher-arrestit te leshuar nga autoritetet italiane. Me pare Gjykata e Vlores i ka rrezuar Prudentonos tri kerkesa per heqjen e mases se sigurise ndaj tij. Prokuroria e Vlores nisi muaj me pare hetimet ne ngarkim te mafiozit Prudentino me akuzen e pastrimit te parave. Ceshtja e tij eshte regjistruar edhe nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda pasi denimi per kete veper penale eshte mbi 15 vjet heqje lirie. Sipas burimeve zyrtare organi i akuzes se qytetit te Vlores kishte regjistruar ceshtjen penale ne ngarkim te mafiozit Albino Prudentino per vepren penale te pastrimit te parave si pjese e grupit te Sacra Corona Unitta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›