Tafaj: Reformë për tekstet alternative parauniversitare
Ndryshe nga vitet e kaluara, “këtë vit libri shkollor do të shitet direkt në shkollë”, tha ministri, duke shtuar se shkollat do të vënë në dispozicion mjedise të veçanta për botuesit e librit shkollorë.
Kjo masë do të eliminojë radhët dhe do të jetë një mbikëqyrje e mirë e procesit të shitjes së teksteve. Drejtuesit dhe mësuesit e shkollave nuk do të kenë asnjë lidhje me tregtimin e tyre, shitësi do të paguhet nga vetë shtëpitë botuese.
“Përvoja e kësaj reforme, po dikton rëndësinë e autorit, si pikë referimi i cilësisë së një teksti”, cilësoi Tafaj, sipas të cilit këtë vit Alterteksti përfshin në formulën e vlerësimit, grupin e autorëve, ku autorin zë 1/5 e pikëve. Nga ana tjetër çdo shtëpi botuese, është e detyruar që ta paraqesë librin në komisionin e vlerësimit me dy recenca, nga dy personalitete të fushës.
Tafaj, i ftoi studiuesit që të përfshihen në këtë proces të rëndësishëm, për të kontribuar në rritjen e cilësisë së tekstit shkollor. Ministri u ndal edhe te tekstet e shoqëruara me “fletore pune”. Këtë vit, sipas tij, këto tekste do të shiten në një paketë, dhe jo të ndarë.
“Një risi tjetër për këtë vit”, vijoi ministri, është shpallja e tre teksteve për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Tashmë këta fëmijë do të mësojmë gjuhën dhe kulturën amtare. Këto tekste janë konceptuar për fëmijët e ciklit të ulët, ciklit të lartë dhe për shkollën e mesme.