Korçë, greva e doganierëve grekë dëmton bizneset
Shoqata e firmave të konfeksioneve që punojnë me material porositësi për rrethet Korçë dhe Devoll, thekson se dëmet e biznesit të rrobaqepësive llogariten në disa qindra mijë euro, pasi mjaft maune presin të ngarkuara që prej tre ditësh. Ndalesa e eksporteve të prodhimeve të destinuara për tregun e jashtëm ka kosto të lartë për këto biznese.
Greva e doganierëve grekë nisi të martën në orën 07:00, dhe pritet të përfundojë ditën e enjte në orën 22:00. Sipas autoriteteve të Doganës së Kapshticës, pritet që aty të fillojë puna normalisht ditën e premte në orën 07:00.