Nga lirika e dashurisë te atdhetarizmi i të mërguarve
30/09/2009 Dhjetëra artistë të qarkut të Durrësit, Fierit, të diasporës në Amerikë drithërojnë skenën
FESTIVALI FOLKLORIK
GJIROKASTER- Mbi 60 artistë kanë shpalosur për 40 minuta në skenën e kalasë së gurtë një pjesë të folklorit të Shqipërisë së Mesme, ku përfshihen Durrësi dhe Kruja. Në natën e pestë të Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009, mbi 60 artistë të grupit folklorik përfaqësues të qarkut të Durrësit kanë shpalosur për 40 minuta në skenën madhështore të kalasë së gurtë një pjesë të folklorit të Shqipërisë së Mesme, ku përfshihen Durrësi dhe Kruja.
Nën tinguj plot hare të interpretuar nga orkestra popullore e qytetit të Durrësit, valltarët të veshur me kostume shumëngjyrëshe kanë tundur nga themelet dyshemenë e skenës për 150 sekonda me vallen "Hajde mi malenake", dhe më pas artistët e rinj me plotë finesë i kanë "hapur udhë" grupit karakteristik të pleqve të Krujës, të cilët interpretuan këngën "Qesh i ri, u bona plak".
Solisti i Grupit të Krujës, Mehedi Guni finalizoi këtë këngë të parë me vargjet "Qeshi i ri, u bona plak / Porsi qepa rrumullak / Nuk du tjetër veçse hak / La i la inullah / Përveç zotit tjetër ska / Hak Muhamet Resulellah". Atmosfera vjen e ndizet kur grupi karakteristik i Krujës i këndon familjes me këngën "Syni i zi porsi kupa", ku solistë janë të gjithë pjesëtarët e grupi karakteristik të Krujës. Më pas në koncert do të vijonte me këngën "Në pazar të Shijakut", kënduar nga Dalip Gjergji. Udhëheqësi artistik i Grupit Folklorik të qarkut të Durrësit, Ylli Ramzoti, e ka cilësuar këtë këngë si një nga vlerat e panjohura nga publiku, por që për herë të parë u dha premierë në natën e pestë të Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009".
"Muzikologët këtë këngë ia kanë besuar Dalip Gjergjit, pikërisht këngëtarit popullor që e ka dëgjuar për herë të parë në vitin 1972 nga gjyshja e tij", tregon Ramzoti. "Po na çojn nizam o moj nane" ishte këngë që pasoi dhe që këndohet në korrë nga tri solistë Eugena dhe Bashkim Aliu e Murat Meta, që të gjithë nga fshati Burizanë i Fushë-Krujës. "Djemt e ri kanra nhall / Fshat më fshat po vijnë vërdall / E kan nda menen me u martu / Por nuk dijn ku me u drejtu", ishin vargjet e këngës "Beqaresh do tbohesh plakë", kënduar me mjaft pasion nga përfaqësuesi i fshatit Rrashbull i rrethit të Durrësit, Nazmi Gryka. Kjo këngë i kushtohet të rinjve të katundit, të cilët bredhin cep më cep në fshat për të gjetur vajzën e jetës.
Pasuria e folklorit të qarkut të Durrësit sjell dëshmi të tjera të vlerave shpirtërore. Ashtu si në të gjithë vendit edhe qarku i Durrësit është prekur qysh në fillim të viteve 90 nga emigracioni. Shumë të rinj, kryesisht djemtë nga zonat e thella të kësaj qarku, "fluturojnë" nga malet me dëborë për të prekur Perëndimin. "O ka nis vajin nana e shkret/ Djali i vetëm sdi ku ka met/ O era malit vajin ja çon / Maja lugina sbashku zezojnë", janë vargjet e këngës "Mos u ngjoft qyqen pranvera që vjen", e kënduar me mjaft dinamizëm nga Rakipe Karaj, banore e fshatit Derven, Fushë-Krujë.
Mallakastriotët festojnë
Buqeta fierake me shumëllojshmërinë e folklorit të vet përfshin, jo vetëm Myzeqenë, Lushnjën e Mallakastrën, por edhe Kosovën e Çamërinë. Qarku i Fierit erdhi në edicionin e nëntë të Festivalit të Këngës Folklorike Kombëtare në Gjirokastër me një larmi jo vetëm këngësh e vallesh, por me larmi komunitetesh ku janë ndërthurur aq bukur Myzeqeja me Çamërinë, Kosova me Mallakastrën dhe zbritën në qytetin e gurtë të Argjirosë.
Për këtë edicion grupi folklorik i qarkut të Fierit solli të veçantën e tij, uniken që shfaqet për herë të parë, gunën me rrëke që e sjell grupi myzeqar i Semanit, por jo vetëm kaq! Ardhja në mënyrën më origjinale e dy këngëve të grupit të Mallakastrës që drejtohej nga Guri Rrokaj, i cili solli këngët origjinale qindravjeçare "Mollë e ardhur nga Misiri" dhe "Iso mbajnë zile këmborë" entuziazmoi publikun.
Buqeta fierake me shumëllojshmërinë e folklorit të vet që përfshin, jo vetëm Myzeqenë, Lushnjën dhe Mallakastrën, por edhe Kosovën e Çamërinë, u shpalos edhe një herë në sofrën e gurtë të Argjirosë me vlerat unike, shekullore që këta përfaqësues të artit popullor që sollën në mënyrën më origjinale këto vlera shpirtërore në këtë festival.
Nikollaq Bulo, udhëheqësi artistik i qarkut të Fierit, ka pohuar, se çdo vit kemi bërë kujdes në seleksionimin e elementëve për prurjen e këtij festivali.
“Si të veçantë në punën tonë seleksionuese do të veçoja edhe si risi të grupit folklorik të qarkut elementin e ri. Si grupi i valleve të Sheganit me vallet e tyre, grupin e këngës popullore qytetare lushnjare apo edhe grupin çam. Në këtë edicion kemi prurë interpretë të rinj ç ka i ka rritur vlerat përfaqësuese dhe shkallën interpretative", përfundon Bulo.
Kolonizojnë skenën e folkut
Ansambli "Bashkimi Kombëtar" i mërgimtarëve nga SHBA-ja dëshmon se vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare rrojnë dhe zhvillohen edhe në kurbetin e largët. Mbrëmë skena e madhe e festivaleve folklorike në Gjirokastër u ndriçua nga ngjyrat dhe tingujt që sollën kostumet, këngët, vallet dhe instrumentet popullorë të shqiptarëve e diasporës së SHBA, posaçërisht nga ansambli i Shoqërisë Kulturore Artistike "Bashkimi Kombëtar" nën drejtimin e Gjergj Dedvukajt dhe drejtues artistik Haki Krasniqi. Koncerti i tyre përshëndetës u mirëprit dhe u duartrokit nxehtësisht nga mijëra spektator që kishin mbushur sheshin dhe muret rrethuese të kështjellës së lashtë ky mbahet ky festival i rrallë. Në grupin e ansamblit të Shoqërisë Kulturore Artistike "Bashkimi Kombëtar" përfshihen 25 artistë të tri moshave, interpretues në instrumente popullorë, këngëtarë dhe valltarë, të cilët janë të organizuar dhe kanë dhënë koncerte në New Jork, Detroit, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Në festivalet folklorike kombëtare të Gjirokastrës ky grup nuk ka munguar dhe ka marrë pjesë qysh në vitin 1988. Bërthama, shpirti dhe truri i këtij grupi të njohur në të gjithë diasporën shqiptare janë Gjergj Dedvukaj, kryetar dhe themelues i parë i shoqërisë kulturore artistike "Bashkimi Kombëtar", Tom Gjergji, themelues i kësaj shoqërie që sot është aktive, pjesëmarrës në disa festivale kombëtare me ansamblin “Mati”, rapsod i njohur dhe krijues i vargjeve të këngëve që interpretojnë këngëtaret e këtij ansambli, Haki Krasniqi, rapsod me orgjinë nga Drenica e Kosovës që është udhëheqës artistik i grupit.
Po ashtu pjesë e rëndësishme e tij është edhe Gjon Krasniqi, interpretues i shumë këngëve të këtij ansambli ku këtë radhë paraqitet me këngën për Gjergj Kastriotin, kryeheroin kombëtar. Në përbërje të këtij grupi është edhe më i riu i festivalit këngëtari Albert Stanaj, një i ri virtuoz me një zë karakteristik, i lindur në Amerikë.
Nuk mund lihet pa u përmendur lahutari 70-vjeçar nga Gucia, Rrustem Ulaj që për 50 vjet nuk e ka lëshuar lahutën nga duart dhe në mërgimin e largët duke bashkëjetuar shpirtërisht me këtë instrument autokton shqiptar nga treva prej nga vjen vetë lahutari. "Ka Shqipëri ku ka shqiptarë", ishte kënga me sens atdhetar e kënduar nga Albert Stanaj, një bir shqiptari i lindur në SHBA.