E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj fimros largimin e rektorit te Universitetit te Vlores

/ /

Ministri i Arsimit firmos largimin e rektorit te Universiteti te Vlores Tanush Shaska. Mbeshtetur ne kerkesen tuaj per doreheqje nga detyra e rektorit te Universitetit Ismail Qemali Vlore te cilin ju ia keni bere te njohur personelit akademik dhe administrativ te universitetit dhe e keni shpallur publikisht deshiroj tju bej te njohur se e respektoj vendimin qe keni marre dhe e pranoj doreheqjen thuhet ne shkresen zyrtare qe ministri ka nisur prane rektoratit te UV. Sipas saj funksionet e rektorit te Universitetit Ismail Qemali Vlore i ngarkohen zv.rektorit Eustrat Zhupa deri ne zgjedhjen dhe emerimin e rektorit te ri. Nga sa pohojne burime brenda universitetit zgjedhjet per rektorin e ri pritet te mbahen me 23 dhjetor. Nderkaq ne nje e-mail te shperndare per mediat nga ish- rektori Shaska ai thekson se pavaresisht filozofive per arsimin te cilat jane te kunderta me ato qe ka ministri Tafaj uron qe Universiteti i Vlores te vazhdoje rrugen qe ka nisur. Jam i bindur se koleget dhe studentet e UV-se do te vazhdojne te ecin ne rrugen e tyre te ekselences dhe progresit. E ardhmja e UV-se eshte e ndritur sepse aty ekziston nje brez i ri i shkelqyer i cili eshte i bindur se e ardhmja bazohet vetem tek puna dhe perkushtimi maksimal eshte shprehur Shaska. Rektori i Universitetit te Vlores jeton aktualisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes prej nga drejtonte edhe universitetin. Pak jave me pare studentet e akuzuan ate publikisht se i kishte detyruar te blinin me nje kosto teper te larte librin e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›