E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERAT/Fabrika ne komuna per vajin e ullirit

BERAT - Infrastruktura dhe subvencioni nga shteti ka bere qe 200 fermeret e komunes Cukalat te arrijne rezultate te kenaqshme ne prodhimin e ullirit. Kjo komune me 6 mije banore dhe 6 fshatra eshte nje nga zonat me te zhvilluara me bimen e ullirit. Banoret e kesaj zone e kane lidhur jeten me te ardhurat qe marrin nga kjo peme. Kete fakt e beri te ditur kryetari i kesaj komune Justi Zyka. Sipas tij fermeret nuk kane nevoje ta perpunojne ullirin ne largesi pasi komuna ka ndertuar dy fabrika moderne per nxjerrjen e vajit ne cilesi mjaft te mire. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›