Abuzimet ne gjirin e Lalzit shtyhet gjykimi per Vatnikajn
TIRANE - Prokuroria e Tiranes ka vendosur shtyrjen e gjykimit per ish-kryetarin e Agjencise se Kthimit e Kompensimit te Pronave Tunxh Vatnikajt dhe dy topografeve qe akuzohen per tjetersim pronash ne bregdet. Ne momentin kur prokuroret e Taks Forces kishin pergatitur dosjen per ta derguar ne gjykate vendimi per te derguar ceshtjen ne gjyq eshte shfuqizuar. Shkak per kete vendim eshte bere nje akt-ekspertimi qe pritet te dergohet nga Prokuroria e Durresit. Hetimet e kryera ne Durres ne lidhje me tjetersimin e 27 hektareve ne zonen bregdetareve te gjirit te Lalezit pritet qe ti bashkengjiten dosjes se pergatitur nga zyra e Njesise Task Force Antikorrupsion. Vatnikaj u mor i pandehur edhe ne lidhje me abuzimet e kryera ne gjirin e Lalzit pas kallezimit ndaj tij me 19 shkurt 2009. Ai u thirr ne prokurori ne cilesine e personit ne hetim ne shkurt te ketij viti ne lidhje me tjetersimin e 27 hektareve toke ne zonen e gjirit te Lalzit dhe rreth 5 muaj me vone eshte marre si i pandehur. Vec akuzes shperdorim detyre per tjetersimin e pronave ne plazhin e Gjeneralit ne Kavaje ai u denoncua nga familja Preza pretendente per pronesine e siperfaqes prej 27 hektare toke qe dyshohet se eshte tjetersuar. Sipas kallezimit ne menyre te paligjshme dhe mbi dokumente false KKKP ka vendosur me 2009 qe kete siperfaqe tua ktheje pronareve. Vendimi eshte marre nje dite para se Vatnikaj te shkarkohej nga detyra e kreut te AKKP-se. e.d.