E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj ne Kine per promovimin e gjuhes kineze ne Shqiperi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, ndodhet për një vizitë zyrtare në Republikën e Kinës me ftesë të ministrit të arsimit Yuan Guiren. Në takimin me homologun Guiren u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në fushën e arsimit dhe shkencës. Ministri Tafaj e njohu homologun me zhvillimin e arsimit shqiptar dhe reformat në këtë fushë. Një vëmendje të veçantë në bisedime iu kushtuan ngritjes së institutit Konfuci, që do të mbështesë promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze në vendin tonë. Të dy palët shprehen gatishmërinë për rritjen e numrit të bursave, nxitjen e shkëmbimit të studentëve dhe pedagogëve dhe në mënyrë të veçantë të studentëve që mësojnë gjuhën shqipe në universitetin e gjuhëve të huaja në Universitetin e Pekinit dhe studentëve që formohen për mësues të gjuhës kineze në universitetin e Tiranës. Kjo do të përshpejtojë përgatitjen e mësuesve për mësimin e gjuhës kineze si gjuhë e dytë me zgjedhje në shkollat tona. Ministri Tafaj i shprehu mirënjohje qeverisë kineze për mbështetjen në fazën e parë të IT në arsim dhe i shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin në shtrirjen e internetit në çdo klasë. Të dy palët shprehën gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, sidomos në IT, shkencat teknike, bioteknologji, bujqësi etj. Ministri Tafaj ftoi minsitrin kinez Guiren për një vizitë në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›