E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Tulsa te SHBA te arretsuarit para gjykates

Dy persona të cilët akuzohen për sulmet në Tulsa të Oklahomas në Shtetet e Bashkuara, të cilat shkaktuan vdekjen e tre personave me ngjyrë dhe plagosjen e dy të tjerëve, pritet të dalin përpara gjykates. Autoritetet policore bënë me dije se ende asgjë nuk është bërë e ditur mbi shkaqet e vërteta të sulmit, por autorët Jake England 19 vjeç dhe Alvin Ëatts, 32 përballen me tre akuza për vrasje të shkallës së parë dhe dy për vrasje të mbetur në tentativë. England dhe Ëatts u arrestuan një ditë më parë dhe në realizimin e operacionit të arrestimit duhet të angazhohej edhe një helikopter. Shefi i policisë tha se tre personat që humbën jetën ishin Dannaer Fields 49 vjeç, Bobby Clark 54 vjeç dhe Ëilliam Allen 31 vjeç. Dy të tjerët që mbetën të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sulmet u kryen njëri pas tjetrit dhe viktimat jetonin në të njëjten zonë. Dëshmitarët bëjnë me dije se vrasësit më herët kishin ndaluar në lagje të qytetit, duke pyetur për rrugët, banorët janë përgjigjur shkurt e më pas vrasësist kanë hapur zjarr duke i marrë jetën tre personave. Hetimet e autoriteteve policore vazhdojnë ndërsa mendohet se sulmet ishin krime urrejtjeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›