“Shtatë fëmijë për Rilindin”

Takimi me të është gjithmonë interesant, madje edhe këtë herë që u realizua në botën virtuale. Në një rrëfim ekskluziv të bërë për suplementin “Bluetooth” të Gazeta Shqiptare, këngëtarja e sapo martuar ka treguar për prapaskenat e një dasme të magjishme, mërzitjen që i kanë shkaktuar gazetarët si edhe mbi muajin e mjaltit që e pret së shpejti...
Dasma është një event i rrallë në jetën e gjithsecilit, një nga ato ditët që zor se mund të harrohen në jetë... Koha kalon si me magji dhe forca e kësaj magjie të mbetet gjatë në zemër, në mendje e në trup... Kështu si me magji ka kaluar koha edhe për Tunën, aq sa ajo madje mendon se nuk e ka shijuar siç duhet çdo moment të asaj dite, pasi edhe hapësira në dispozicion nuk ishte e mjaftueshme, duke qenë se e tërë dita iu kushtua ceremonive të zakonshme.
Lajmi për martesën e këngëtares u shoqërua me shumë thashetheme në rrjetin e mediumeve rozë, madje disa prej tyre krijuan edhe një alibi, e cila lidhej më një shtatzëni të mundshme të Tunës... Disa prej tyre shkuan edhe më larg duke e lidhur arsyen e kësaj martese pikërisht me pritjen e një fëmije.
Megjithatë, kur e pyetëm në lidhje me numrin e fëmijëve që do të dëshironte të kishte, Altuna sërish nën shoqërinë e humorit na përgjigjet: “Do t’i bëj 7 djem Rilindit...”, një deklaratë kjo shumë interesante dhe suprizuese.
Çifti simpatik i sapo martuar, që aktualisht banon në kryeqytetin kosovar, Prishtinën, ende nuk e ka kryer muajin e mjaltit. Tuna na thotë se atë e kanë planifikuar për një kohë të dytë, duke qenë se tani të dy, si ajo ashtu edhe Rilindi, i janë përkushtuar intensivisht karrierës... Këngëtarja tregon se aktualisht është duke punuar për albumin e saj të ri, përgatitja e të cilit është duke i falur gjithashtu shumë emocione, pasi është duke treguar një kujdes të veçantë për secilin detaj. Në fakt, nuk ishte ceremonia ajo që e mërziti Tunën, pasi organizimi i saj ishte në kufijtë e të përsosurës.... Ato që e ka mërzitur jo pak këngëtaren, janë titujt abuzivë nëpër gazetat a revistat rozë.
Ajo edhe mund ta kishte mbajtur sekret, në fund të fundit edhe mund të mos e bënte ASPAK publike dasmën e saj... por e bëri për hir të fansave të saj dhe për respekt të mediumeve. Sipas saj, nuk ka aspak kuptim që pas gjithë këtij sinqeriteti, këtij përkushtimi (dhe në kohë sepse këto intervista kërkojnë jo pak kohë për t’u realizuar), të lexojë në fund shkrime si: “Kolegët e mi nuk më kanë ardhur në dasmë”...
Tuna dëshiron të sqarojë sot se dasmën e saj nuk e bëri për kolegët, por për miqtë e saj dhe ato “kolegë” që shkuan ishin edhe miq të saj shumë të mirë edhe jashtë skenës...mund të jenë të paktë, po me ta këngëtarja ka një raport tjetër...