"Prolog Giffoni" në Sarandë,ngre siparin edicioni i 6-të i festivalit të filmit
"Prolog Giffoni" që i paraprin edicionit të gjashtë të "Giffoni Albania", ka ngritur siparin në qytetin e Sarandës.
Ai ka nisur me shfaqejn e filmit "Elina" në prani të spektatorëve të vegjël, që kanë qenë nxënës të shkollave "Adem Sheme e "9 Tetori" në Sarandë nga mësues e prindër të tyre, si dhe nga fëmijë të Shtëpisë së fëmijëve.
Para dhe pas shfaqjes fëmijët kanë diskutuar me organziatorët e festivalit, duke u kthyer kjo ngjarje kulturore edhe në një bashkëbisedim të hapur e kështu do të ndodhë pas çdo projektimi.
Drejtori i Festivalit Namik Ajazi tregon se ndër qëllimet e festivalit është edhe sensibilizimi i këtij formati për fëmijë dhe të rinj në disa nga qytetet kryesore, pasi vërehet se problemet janë shumë të mëdha për sa i përket mungesës së filmit për këto kategori, që lidhet me mungesën e kinemave në mjaft qytete.
Këtë vit prologu është bërë pjesë e aktiviteteve "Shqipëri-Itali 2010: një det, dy popuj, një miqësi", sepse ky festival ka lindur pikërisht në Itali e ka ardhur në Shqipëri me mbështetjen e themeluesit të "Giffoni Film Festival", Claudio Gubitosi.