E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: BE të flasë me një zë kundër zgjedhjeve në Kosovë

PRISHTINË- Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri i bën thirrje Bashkimit Europian që të flasë në një zë kundër zgjedhjeve në Kosovë.

Zyra e kryeminsitrisë bën me dije se gjatë takimit që kryenegciatorja e Kosovës në bisedimet Prishtinë Beograd zhvilloi me ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Lars Vahlund dhe të ngarkuarën me punë në Prishtinë, Ingrid Johanson u vlerësua se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje strategjike për rajonin në funksion të forcimit të stabilitetit.

Po ashtu, u theksua se zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Serbisë duhet të realiziohet me një presion të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Nga ana e tij ambasadori Vahlund ka deklaruar se Suedia mbështet zhvillimin europian të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike dhe se qeveria e tij angazhohet për paqe të përhershme në Ballkan.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›