“Pranvera frankofone”, universi në kulturën franceze
TIRANË- "Pranvera Frankofone" ka nisur rrugëtimin kulturor e gjuhësor në Shqipëri përmes një ceremonie të veçantë gjatë mesditës së sotme, në një nga hollet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Me të ftuar të shumtë nga mbarë fushat e natyrisht “frankofonë”, kjo “Pranverë” e këtij viti të gjashtë në Shqipëri, është veçse vijimi i përcjelljes së kësaj kulture, përmes aktiviteteve artistike, shfaqjes së filmave, mbrëmjeve letrare apo muzikës e poetëve më të mirë francezë.
Në fjalën e hapjes zyrtare në kuadër të kësaj dite, Ministri i Punëve të Jashtme, e njëherazi Zv.Kryeministri Edmond Haxhinasto, vuri në dukje se frankofonia po rritet si në planin sasior edhe atë cilësor.
“Nëse i rikthehemi cilësisë, frankofonia është një institucion tashmë që indukton në aktivitetin tonë, veçërisht atë diplomatik, një cilësi në rritje të vazhdueshme që na i bën punën tonë më profesionale dhe vizionare, e kësisoj, më efiçente”, vuri në dukje Haxhinasto.
Ndër të tjerash Ministri i Jashtëm, shtoi se “kultura dhe gjuha franceze është pjesë e kulturës botërore, e është kënaqësi që Shqipëria është e angazhuar dhe përfituese e këtyre vlerave”.
E konceptuar në formën e një feste, “Pranvera Frankofone” është kthyer tashmë në një traditë, e cila ekziston edhe këtu në Ministrinë e Jashtme, iu referua Haxhinasto festimeve të përvitshme të 20 marsit, por edhe atë të ndarjes së çmimeve përkatëse në çdo mbyllje zyrtare të kësaj dite për frankofonët shqiptarë.
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Moro tha ndër të tjerash në fjalën e saj përshëndetëse se “gjejmë një numër të madh shtetesh që përfshihen në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, e Shqipëria bën pjesë prej 6 vitesh si anëtare me të drejta të plota e saj”.
Moro u shpreh tejet entuziaste për këtë fakt, duke shtuar se “Pranvera Frankofone vjen çdo vit në ditët e bukura të pranverës”.
“Pranvera frankofone”, e iniciuar me aktivitete të shumta prej datës 17 mars, përfundon rrugëtimin e saj më datë 27 mars, por zyrtarisht 20 marsi i çdo viti njihet si “Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë”.
Gjatë pasdites së sotme (ora 19.00) në “Teatrin e Metropolit”, shkrimtari rumun-zvicerian Marius Daniel Popescu, do të lexojë pjesë nga libri “Simfonia e ujkut”, ndërsa ditën e nesërme, pritet të transmetohet filmi “Kolonel Bunker”, me regji të Kujtim Çashkut në “Kinema Imperial”.
Gjithashtu aktivitete të shumta në kuadër të këtyre ditëve do të organizojnë, Universiteti Politeknik, Shkolla “Sami Frashëri” apo “Dora D’Istria” në kryeqytet, ndërsa në mesditë pritet të prezantohet nga shkolla “Viktor Hygo” në sheshin “Skënderbej” shfaqja: “Daullet e Paqes” (Les tambours pour la paix) në orën 11.00.
Njëherazi, Aleanca Franceze në rrethe por edhe Ambasada Franceze në Tiranë në bashkëpunim me ambasada të shteteve antare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, gjatë ditëve vijuese, pritet të organizojë një seri aktivitetesh kulturore dhe artistike në Elbasan, Pogradec, Korçë, Përmet, Librazhd, Berat, Sarandë dhe Shkodër.
Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë (20 mars) është rasti për të festuar frankofoninë, e ndërtuar në bazë të diversitetit kulturor, që është simboli të cilin ajo e mbron si një të drejtë fondamentale.
Frankofonia ka luajtur një rol të rëndësishëm për UNESCO-n, për të adaptuar “Konventën mbi mbrojtjen dhe diversitetin e shprehjes kulturore”, pasi shtetet që janë pjesë e kësaj Konvente, të bëhen partnerë të këtij organizimi.
Është vokacioni i thellë i frankofonisë, që nëpërmjet gjuhës frënge, në 20 mars të çdo viti, të takohen të gjithë kontinentet dhe kulturat në një të vetme.
(d.b/BalkanWeb)