E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e Frankofonisë në Korcë, ekspozitë me 100 fotografi

KORCË- Rreth 100 fotografi të Korcës, të fokusuara në Luftën e Parë Botërore janë prezantuar në një ekspozitë të titulluar "Miqtë e mij shqiptarë dhe unë", në Galerinë e Arteve "Guri Madhi në Korcë. Ndërkohë ekspozita është celur në kuadër të ditës ndërkombëtare të Frankofonise.

Fotografitë janë realizuar në vitet 1917 dhe 1918 nga operatorë në rradhët e armatës franceze përgjatë Luftës së Parë Botërore gjatë operacioneve ushtarake. Ekspozita e iniciuar nga fotografi Valter Gjoni do të qëndrojë e hapur deri në fundjavë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›