E Diel, 1 Nëntor 2026

'Trafiku' sekuestron 320 kg hashash, pranga 6 shtetasve

KUKËS-  Plot 320 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva u sekuestrua në një operacion të policise se Tiranës, ndërsa u arrestuan 6 persona dhe një tjeter u shpall në kërkim pasi dyshohen se janë përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Burime zyrtare nga policia e Qarkut Tiranë bënë të ditur sot se, specialistet e Seksionit Kundër Narkotikëve, në bashkepunim me Prokurorine per Krime te Renda dhe sherbimet e Drejtorise se Policise te Qarkut Kukes, ne oret e para te mengjesit te sotem, në kuadër të operacionit të koduar “TRAFIK” bënë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 320 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Falë organizimit dhe zhvillimit me sukses të këtij operacioni, u arrit të kapen dhe arrestohen në flagrancë shtetasit : Shkelqim Leka, 34 vjeç, Kujtim Leka, 35 vjeç, Agron Hyseni, 43 vjeç, Gerti Goxhaj, 29 vjeç, Altin Imami, 24 vjeç, Erjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall ne kerkim nje shtetas Kosovar, gjeneralitetet e te cilit nuk behen te ditura per aresye hetimi.

Policia sqaroi se, këto shtetas u kapën ne Pikën e Kalimit Kufitar Morine, ne tentative per te kaluar kufirin ne drejtim te Kosoves. Gjatë operacionit policor, shtetasit kanë bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke tentuar të largohen me automjetet e tyre, por nderhyrja e Policisë ka qene e shpejte dhe vendimtare per arrestimin ne kohe pa pasur asnje te lenduar. Ka mundur te largohet në drejtim te Kosoves vetem shtetasi Kosovar, i cili kishte kaluar Piken e Kalimit Kufitar para ndërhyrjes se Policisë.

Bëhet e ditur gjithashtu se, lënda narkotike u gjend nga Oficeret Antidroge te Policise se Kryeqytetit, ne mjetin Kamion Volvo me targe TR 1784 P me drejtues shtetasin Shkelqim Leka, ku gjate kontrollit eshte konstatuar nje fund i dyfishte ne gjithe hapsiren e tavanit, ku brenda kesaj hapsire jane gjetur 198 pako me lende narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Ne vijim te operacionit, nga kontrolli i baneses se shtetasit Gerti Goxhaj u gjend dhe sekuestrua nje arme pistolete e markes Glock e prodhimit Austriak, e kalibrit 9 mm, me 17 fisheke të vendosur në krehër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: sasia e lendes se dyshuar narkotike e llojit Kanabis Sativa, me peshe 320(treqind e njezet) kg me gjithe amballazh, kater automjete, tete aparate telefonie celulari, nje arme zjarri pistolete Glock me 17 fisheke, dhe sasia prej 250 euro.

Nga hetimet e kryera deri më tani, lënda narkotike dyshohet se vinte nga Jugu i Shqiperisë, me destinacion Trafikimi drejt vendeve perendimore te Evropes. Materialet i kaluan Prokurorise për Krime te Renda per vepren penale Trafikimit te Lëndëve Narkotike, e kryer ne bashkëpunim, si dhe armbajtje pa leje.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Elbasan, shkatërrohet rrjeti i drogës, 6 në pranga 4 në kërkim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›