E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesocialisti ne Mirdite: 20 dite ne ndajne nga fitorja

RRESHEN- Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ishte i pranishem dje ne sheshin "Abat Doci" te qytetit te Rreshenit per te kerkuar votat e mirditoreve per zgjedhjet e 28 qershorit. Gjate fjales se tij, Edi Rama u kerkoi falje per kete mikpritje te jashte zakonshme megjithese eshte ora e pa pershtatshme e mundshme per te qendruar ne shesh ne ate te nxehte te madh. Ai tha se edhe per Mirditen, ashtu si edhe per gjithe Shqiperine po afron dita e nje ndryshimi te madh, nje ndryshimi te shume pritur. "Edhe 20 dite per t'u ndare nga politika e vjeter e se shkuares. Edhe 20 dite per te ndertuar sebashku per te ndertuar politiken e re me njerezit dhe per njerezit. Edhe 20 dite per te shkuar sebashku pertej se majtes e se djathtes, per nje shtet per te gjithe shqiptaret, per nje shtet qe u jep uje, dita, pune, rend qe te gjitheve", deklaroi Rama. Sipas tij, politika e vjeter mbaroi, nje politike e re per njerezit do te hape nje faqe te re te historise tone te perbashket. Kryesocialisti vleresoi se edhe 20 dite ngelen per t'u dhene femijeve te varfer librat e shkolles falas, edhe 20 dite per t'u dhene te gjitha nenave te reja mundesine per te qendruar prane foshnjes dhe te perfitojne nga barrelindja pavaresisht nese jane familje te varfra apo te pasura. Me tej Edi Rama ka bere nje biografi te kandidateve fitues sipas tij te qarkut te Lezhes. Ai ka thene se ate te gjithe e njohin Gjok Jakun, Gjovalin Kadelin, apo Edmond Ndrecen. Por vecanerisht, Rama, eshte ndalur tek kandidatura e katert, ajo e Ndrec Dedes te cilin e ka konsideruar si bashkepunetorin besnik, njeriun e perkushtuar dhe te ndershem. A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›