Vizat, diplomatët e BE-së: Ndëshkoni më parë korrupsionin
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt dhe ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mcilëham janë fokusuar në zhvillimet e jetës politike, sociale dhe ekonomike të Shqipërisë duke adresuar tek qeveria se zbatimi i reformave të kërkuara nga BE-ja, është rruga e vetme për të plotësuar kërkesën e Shqipërisë liberalizimin e vizave.
Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, z.Borchardt ka deklaruar se korrupsioni i nivelit të lartë kërkon masa të larta ndëshkimore. E në këtë prizëm, ambasadori ka hedhur sytë nga sistemi gjyqësor ku ai, duke komentuar raportin e KE-së, shprehet vihet re mungesa e një strategjie të plotë për përmirësimin e këtij sistemi.
“Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem. Nevojitet një metodë strategjike dhe sistematike për ta luftuar atë dhe kulturën e mosndëshkimit. Mbetet për t’u bërë një punë bindëse lidhur me vendimet gjyqësore dhe masat ndëshkimore në rastet e korrupsionit, e veçanërisht për korrupsionin e nivelit të lartë”, tha Bernd Borchardt.
“Në fusha të tjera – shtoi ai - ka ende për të bërë. Progres-raporti ka shprehur qartë se është veçanërisht i rëndësishëm progresi në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Duhet të intensifikohen përpjekjet për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe ndaluar krimin e organizuar, si dhe pastrimin e parave”.
Kryediplomati gjerman shprehet gjithashtu se “shkarkim-emërimet politike në administratën publike dhe tentativat e qeverisë për të kontrolluar institucionet e pavarura po pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
Sipas tij, megjithëse ka një kuadër ligjor për administratën publike, raporti i KE-së kritikoi vazhdimin e lëvizjeve të motivuara politikisht të nëpunësve të administratës dhe procedurat jo transparente të rekrutimit në shërbimin publik.
Liberalizimi i vizave do të ishte kurorëzimi i përpjekjeve të bëra nga Shqipëria me reformat, ndaj në rast se në 2010 Bashkimi Europian flet me nota pozitive për progresin e Shqipërisë, edhe Gjermania do të shprehet pozitivisht. “Natyrisht, Gjermania do ta mbështesë liberalizimin e vizave sapo të jenë arritur parametrat e kërkuar”, siguroi Borchardt.