E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri-Kuliçaj,PS: Gjyqtarja,e lidhur me pushtetin

TIRANE- Grupi Parlamentarë i Partisë Socialiste akuzoi sot gjyqtaren Fatime Decolli për shkelje flagrante të ligjit, dhe si një gjyqtare të lidhur me pushtetin e Partisë Demokratike dhe Sali Berishën.

Në një deklaratë për shtyp thuhet se Gjyqtarja Fatime Decolli në çështjen me të paditur deputetin Saimit Tahiri dhe paditës zv/Drejtorin e Policisë së Shtetit, Agron Kulici, njëherësh bashkshorte e ish kandidatit të PD për Kryetar Bashkie në Berat dhe aktualisht funksionar i lartë i PD në qytetin e Beratit, mori sot vendim për mos të përjashtuar veten nga ky proces pas kërkesës së deputetit Saimir Tahiri për përjashtimin e saj.

Nga deklarata mësohet se deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri kishte kërkuar përjashtimin e saj me argumentin se në një proces gjyqësor kundër një funksionari publik, ish roje i Kryeministrit aktual e njëkohësisht një eksponent i njohur i PD, nuk mund të më gjykojë bashkëshortja e një tjetër funksionari publik dhe eksponenti të lartë të PD.

Instrumentalizimi i gjyqësorit dhe gjyqtarëve për tu përdorur si kamzhik politik ndaj deputetëve të opozitës, është dëshmia më e qartë e abuzivizmit të pushtetit dhe uzurpimit të sistemit të drejtësisë, siç është shenjë e qartë e nënshtrimit të gjyqësorit dhe gjyqtarëve të veçantë, të tillë si Fatime Deçolli dhe të tjerë kolegë të saj, ndaj korrupsionit dhe interesave klienteliste e politike ngushtësisht të lidhura me PD dhe qeverinë e sotme.- thuhet më tej në deklaratën e PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›