E Diel, 1 Nëntor 2026

I ve zjarrin vetes afër gjykatës ku po mbahej procesi Breivik

Anders Behring Breivik, foto arkiv

Policia norvegjeze thotë se një person sot i ka vënë zjarrin vetes afër gjykatës ku po mbahej procesi kundër vrasësit masiv, Anders Behring Breivik, në Oslo.

Raportohet se personi, për të cilin policia thotë se ka pësuar lëndime serioze, i ishte afruar një pike të sigurisë dhe e kishte derdhur masën e lëngët në trupin e tij duke i vënë flakën.

Policia arriti ta fikë zjarrin në trupin e personit dhe ai u dërgua menjëherë në spital. Identiteti i këtij personi dhe motivet e tij janë të paqarta.

Ndërsa, 33-vjeçari Breivik po gjykohet për akuza për terror.

Ai ka pranuar si i ka vrarë 69 vetë, shumica prej tyre të rinj, në ishullin Utoeja, ndërsa më parë i kishte vrarë me bombë tetë vetë në Oslo, në muajin korrik të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›