Edhe Volfart i thotë jo numërimit elektronik

Ambasadori i OSBE-se, Eugen Vollfart
Eugen Volfart, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipërisë deklaron se numërimi elektronik i votave për zgjedhjet e vitit 2013 nuk mund të realizohet për shkak të efektit kohë. Për shmangien e një dështimi, Volfart kërkon që numërimi të bëhet në mënyrë manuale, siç është vepruar në proceset e kaluara pasi vënia në funksion e numërimit elektronik kërkon shumë hapa.
Këtyre hapave u duhet dhënë koha e nevojshme, duke krijuar kështu gradualisht edhe kapacitetet për instalimin e një sistemi të tillë kompleks, ka thënë ambasadori në një intervistë për AS.
Kreu i OSBE-së ka dalë në mbështetje të këshillës së ODIHR-it. Ajo çka bëri ODIHR-i ishte dhënia e një këshille bazuar në përvojën e tij, për të garantuar sukses. Suksesi është ai çka meriton Shqipëria, suksesi është ai që iu nevojitet qytetarëve shqiptarë. Suksesi është gjithashtu çka i nevojitet Parlamentit të ri për të mos pasur përsëri dyshime dhe bllokime, ka thënë Volfart. /F.S/