Reformat, Fyle cakton kufirin!

Në këtë takim u bë një vlerësim tërësor i progresit që Shqipëria ka arritur që nga takimi i tretë që u zhvillua vitin e kaluar. Në konferencën e përbashkët për shtyp, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, shprehu shqetësimin për vonesat në reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, duke kërkuar që ato të mbyllen brenda datës 24 maj, kohë kur nisin edhe procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
“Jam i shqetësuar se reforma elektorale nuk është përmbushur pavarësisht afatit të fundit që është sot. Por jam i vetëdijshëm që diskutimet janë duke vazhduar. E dimë që ka angazhim dhe vullnet nga të dy palët për të finalizuar punën. Partitë mund të kenë nevojë për kohë ekstra, është absolutisht në dorën e tyre”, tha komisioneri. “Është me rëndësi që marrëveshja e nëntorit të përmbushet. Ka një kohë të përcaktuar për përmbushjen e kritereve dhe këto duhet të arrihen përpara 24 majit. Duhet të zbatohet marrëveshja e arritur mes palëve politikë në mënyrë që të arrihet edhe zbatimi i saj”, vijoi ai.
Komisioneri për Zgjerimin, tha gjithashtu se Shqipëria ka shënuar progres në 12 prioritetet e vëna nga Bashkimi Evropian. “Shqipëria përballet me një sërë sfidat ku janë të përfshira edhe 12 kriteret e BE-së dhe unë kam besim tek potencialet e saj për t`i përmbushur ato. S`ka kohë për tu humbur për sa i përket reformave”, nënvizoi ai.
Deklarata e përbashkët e Këshillit të Stabilizim-Asocimit
Pas përfundimit të takimit midis delegacionit shqiptar të kryesuar nga ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe zyrtarëve të lartë të BE-së të kryesuar nga ministri i Jashtëm danez Villy Søvndal, dhe nga Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, dolën me një deklaratë të përbashkët. Midis të tjerash, Këshilli përshëndeti marrëveshjen politike të nëntorit 2011 dhe rivendosjen e bashkëpunimit parlamentar dhe dialogut politik ndërmjet shumicës qeverisëse dhe opozitës, çka bëri që agjenda e reformave të shënojë progres inkurajues.
“Këshilli SA nënvizoi se konsolidimi i dialogut politik është thelbësor për adresimin e rekomandimeve të Opinionit, sidomos për 12 prioriteteve kyçe. Këshilli SA përshëndeti miratimin nga qeveria të Planit të Veprimit të Rishikuar për Plotësimin e Rekomandimeve të Opinionit të KE-së në përfundim të një procesi gjithëpërfshirës. Këshilli SA theksoi nevojën për zbatim rigoroz dhe të shënjestruar të Planit të Veprimit, duke u fokusuar në arritjen e rezultateve konkrete brenda afateve të përcaktuara”, thuhet në deklaratë.
Këshilli SA nënvizoi angazhimin e Bashkimit Evropian për të vijuar mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërkohë që theksoi përgjegjësinë e udhëheqësve politikë shqiptarë të të gjitha forcave, që të punojnë në mënyrë konstruktive për arritjen e konsensusit për reformat e nevojshme, si edhe që integrimi evropian të bëhet pjesë e agjendës kombëtare të qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile.
“Këshilli SA nënvizoi rëndësinë e procesit të rregullt për zgjedhjen e një Presidenti që përfaqëson unitetin e popullit në respekt të dispozitave dhe frymës së Kushtetutës. Për zbatimin e prioriteteve kyçe, Këshilli SA vuri në dukje zhvillimet pozitive në lidhje me ngritjen dhe punën e bërë deri tani nga grupi i punës i ngarkuar me rishikimin e Rregullores së Kuvendit dhe nga komisioni parlamentar shumëpartiak për reformën zgjedhore. BE-ja ritheksoi rëndësinë e adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 2007-ës, 2009-ës dhe 2011-ës si edhe të Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës, me qëllim përmirësimin e praktikave të shkuara dhe arritjen e pajtueshmërisë me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike”, thuhet më tej.
Më tej kërkohet përpjekje e vazhdueshme për reformën e administratës publike, përfshi miratimin e ligjeve të mbetura pezull, siç janë ndryshimet në Ligjin për Shërbimin Civil, si edhe zbatimin e instrumenteve ekzistuese legjislative dhe të politikave.
Këshilli SA vuri në dukje miratimin e Strategjisë për Reformën në Gjyqësor dhe theksoi që garantimi i pavarësisë, paanësisë, transparencës, efiçencës e llogaridhënies së gjyqësorit është element themelor i vlerësimit që i bëhet kriterit politik për aderim në BE, si edhe element vendimtar për të garantuar respektimin e shtetit të së drejtës.
BE-ja nënvizoi se ngjarjet e 21 janarit duhet të ndiqen me një proces gjyqësor të përshtatshëm, me hetim penal të plotë dhe të pavarur që të finalizohet me ndjekje penale dhe dënime të duhura.
Këshilli SA theksoi se masat për kufizimin apo heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe të gjyqtarëve ndihmojnë në eliminimin e pengesave për hetim të përshtatshëm.
Këshilli SA u informua për përpjekjet e Shqipërisë në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor dhe operacional dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve; gjithashtu, nënvizoi nevojën për forcimin e angazhimit politik për të arritur një historik solid (track record) në luftën kundër korrupsionit. Këshilli SA vuri në dukje përpjekjet e bëra në luftën kundër krimit të organizuar dhe rikujtoi nevojën për krijimin e një historiku solid me përndjekjet ligjore dhe dënimet e autorëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi personat në nivelet e larta.
Këshilli SA theksoi se miratimi dhe zbatimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Të Drejtat e Pronësisë, përfshi kthimin, kompensimin dhe legalizimin e pronës, është prioritet kyç i Opinionit, kështu që përgatitjet në këtë drejtim duhet të përshpejtohen.
Këshilli SA bëri thirrje për miratimin e shpejtë dhe zbatimin e projektligjit për personat me aftësi të kufizuara, për përpjekje të mëtejshme për përfshirjen e romëve, si edhe për zbatimin e angazhimeve në lidhje me respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve, përfshi zhvillimin e mëtejshëm të politikave për minoritetet.
Në lidhje me kriterin ekonomik, Këshilli SA vuri në dukje se ekonomia vazhdoi rritjen, megjithëse me ritëm më të ngadaltë.
Gjithashtu, u vunë në dukje përpjekjet për krijimin e një ekonomie tregu funksionale dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për biznesin, me qëllim adresimin e të metave në lidhje me të drejtat e pronës, ekzekutimin e kontratave dhe shtetin e së drejtës. Këshilli SA nxiti Shqipërinë të marrë masa për të forcuar konsolidimin fiskal, çka do të garantonte ulje jetëgjatë të raportit të Borxhit ndaj PBB-së.
Këshilli SA përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në përafrimin e legjislacionit dhe kapaciteteve me standardet evropiane dhe vuri në dukje zbatimin e kënaqshëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. U evidentua progresi i arritur në përafrimin e standardeve evropiane në fusha si lëvizja e lirë e mallrave, politika për NVM-të, marrëdhëniet me jashtë dhe kontrolli financuar, ndërkohë që u nënvizua nevoja për përpjekje të mëtejshme në fusha si të drejtat e pronësisë intelektuale, shoqëria e informacionit, transporti, energjia dhe mjedisi.
Këshilli SA vuri në dukje se Shqipëria ka miratuar pothuaj të gjithë acquis për shërbimet dhe rrjetet e komunikimit elektronik në linjë me detyrimet në kuadrin e MSA-së. Përpjekje të mëtejshme nevojiten në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe industriale, me qëllim që të plotësohen detyrimet përkatëse që burojnë nga MSA. Duhet të vazhdojë forcimi i kapaciteteve administrative të Shqipërisë për zbatimin me efektivitet të MSA-së.
Këshilli SA me kënaqësi vuri në dukje që Shqipëria ka qenë vazhdimisht në linjë me qëndrimet e BE-së për sa i përket Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Këshilli SA përshëndeti vendimin e Këshillit të Çështjeve të Jashtme më 22-23 mars 2012 që autorizoi nënshkrimin e Marrëveshjes Kuadër për përfshirjen e Shqipërisë në Operacionet Evropiane të Menaxhimit të Krizave. Gjithashtu, përshëndeti miratimin nga Kuvendi shqiptar i ligjit për bashkëpunimin me Task-Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it.
Në mbledhjen e Këshillit SA u shkëmbyen këndvështrime për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe u përgëzua Shqipëria për rolin konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal, promovimin e pajtimit dhe nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këshilli SA vuri në dukje pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në nismat e bashkëpunimit rajonal, si edhe kryesimin e suksesshëm të Nismës Rajonale për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët (MARRI), të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), të Kartës Adriatik – A5 dhe të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirisë të Evropës Qendrore. Këshilli SA përshëndeti edhe kryesimin e Shqipërisë të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
/S.Ll/Start/
2012-05-15 13:35