Tahiri: Largimi i Dules? Koalicioni i PS mbetet i fortë
TIRANE- Kryetari i ri i PS-së së Tiranës, Saimir Ta hiri, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie deklaroi dje, se koalicioni opozitar do të vazhdojë të jetë eficient. Pas deklaratës së kreut të PBDNJsë, Vangjel Dule, për një largim të tij nga koalicioni me PS-në, Tahiri shprehet, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se aleanca më e rëndësishme është ajo me qytetarët, sepse “vlerat opozitare të qytetarëve që sot vuajnë rrënimin e pushtetit të sotëm, nuk mund të jenë të përkohshme e as t’i nënshtrohen korridoreve të pazareve apo presioneve për pazar politik”.
Si i cilësoni deklaratat e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për një largim nga koalicioni me PS-në?
Unë nuk kam asnjë dyshim dhe nuk kam asnjë arsye që të dyshoj, që tryeza e opozitës së bashkuar po funksionon dhe do të funksionojë qoftë dhe në këtë rast. Për sa kohë na bashkojnë ideale të përbashkëta, të cilat i ndajmë njësoj dhe për të cilat luftojmë njësoj, jo vetëm sot por edhe nesër në qeverisje, tryeza e koalicionit nuk ka pse të vihet në dyshim për eficencën e saj. Nga ana tjetër, për sa na takon ne, strukturës së PSsë dhe anëtarëve e mbështetësve të saj, ka një aleancë, e cila mbi të gjitha duhet shndërruar në shtratin kryesor të aktivitetit tonë, dhe kjo është aleanca me qytetarët në çdo cep të Tiranës e Shqipërisë, që sot nuk ndjehen më të përfaqësuar me qeverinë e sotme e që pavarësisht dallimeve ideologjike e partiake, janë të gatshëm të kthejnë problemet e sotme të shkaktuara nga keqqeverisja e pushtetit, në energji pozitive për të rilindur në çdo qelizë të shoqërisë, për të rilindur një realitet të ri. Kjo është aleanca më e rëndësishme, sepse vlerat opozitare të qytetarëve që sot vuajnë rrënimin e pushtetit të sotëm, nuk mund të jenë të përkohshme e as t’i nënshtrohen korridoreve të pazareve apo presioneve për pazar politik.
A do të thotë ky qëndrim edhe aleancë edhe me forcat e reja politike të së djathtës, që pritet të krijohen?
Natyrisht, nuk mund të shprehem unë për këtë, por nuk shoh të ketë ndonjë hapësirë të mundshme aleancash sot për sot. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi, se lëvizjet politike të fundit, nuk janë gjë tjetër veçse simptoma dhe shenja të qarta të krizës së Partisë Demokratike dhe degradimit të saj në parcela që luftojnë për të njëjtin pushtet.
Ditët e fundit, kryesia e PS-së vendosi riorganizimin e degës së Tiranës. Me çfarë do të nisë ky proces?
Ky do të jetë një proces intensiv, i cili ka nisur me evidentimin e anëtarësisë së PS-së në Tiranë. Gjithashtu, edhe 11 njësitë e Tiranës do të riorganizohen, duke zgjedhur drejtuesit e tyre të rinj, proces që do të shtrihet edhe në organizatat më të vogla, në rastet kur kjo është e nevojshme. Riorganizimi i PS së Tiranës do të thotë edhe riformatim, duke imituar në strukturë partinë e madhe, me kryesi të saj, komisione, organizatë të gruas e forumit rinor. Procesi i zgjedhjes së krerëve të organizatave të PS Tiranë do të ndodhë pas datës 10 prill, afat që iu është lënë organizatave për riorganizim. Më pas do të mblidhet edhe asambleja e Tiranës, e cila do të zgjedhë edhe sekretarët e kryesinë e partisë.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera PBDNJ ikën nga PS, Dule: Të hapur për partinë e Bamir Topit