E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Skrapar Ndërpritet demontimi i armëve në gjithë vendin

TIRANE- Ndërpritet procesi i demontimit të armëve në të gjithë vendin pas aksidentit te djeshëm në repartin e demontimit ne Pigas të Skraparit, ku humbi jetën Agim Mekollari, dhe u plagosën 3 punëtorë.

Ky është urdhri që ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë dje pasdite pak orë pas shpërthimit në repartin ushtarak.

Artan Azizi, toger në Ministrinë e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp të pasdites së djeshme deklaroi se “janë marrë masa për fillimin e hetimit të plotë të ngjarjes nga struktura përkatëse të forcave të armatosura... Është ndaluar deri në një urdhër të dytë procesi i asgjësimit të municioneve në poligonet e asgjësimit në mbarë vendin, deri në një urdhër të dytë “

Ndërkohë brenda kësaj javeu shënuan dy incidente në repartet e demontimit të armëve, njëri në Polican, tjetri në Pigas të Skraparit. Të mërkurën , u plagos një punonjese në repartin e demontimit te armëve në Polican të Skraparit. Miranda Dehari nënë e dy fëmijëve humbi dorën. Ndërsa dje ( e enjte) ndodhi shpër
VIKTIMAT
Viktimat e shpërthimit të djeshëm, gjatë demontimit të predhave luftarake, janë Agim Mekollari, oficer, specialist i municioneve në ministrinë e Mbrojtjes i cli ka gjetur vdekjen ndërkohë që tre punonjës të tjerë të këtij dikasteri (një prej të cilëve ushtarak-infermier), Jetmir Demaj 30 vjeç nga Çorovoda, Ilir Kurti 27 vjeç nga Tirana dhe Drino Tiko, 22 vjeç po nga Tirana, janë plagosur në gjendje kritike për jetën.
HETIMI
Specialistë dhe ekspertë të ministrisë së Mbrojtjes dhe të policisë e prokurorisë së Beratit vijojnë hetimet ndërsa eshtë bllokuar menjëherë aktiviteti i demontimit, dhe është bërë shoqërimi në polici i drejtuesve të repartit ushtarak e specialistëve ku ndodhi ngjarja. Mësohet se në funksion të hetimeve, janë shoqëruar afro 40 persona. Paraprakisht, ngjarja është klasifikuar si "Shkelje e rregullave të sigurimit teknik gjatë demontimit të municioneve luftarake". Ndërkohë, që burime konfidenciale, konfirmojnë se po hetohen dhe pista të tjera.
(balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›