Dassu takon Berishën e Bregun: Italia mbështet zgjerimin e BE
TIRANË- Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Marta Dassu, ka vizituar sot Tiranën, ku është takuar me kryeministrin Berisha dhe ministren e integrimit Majlinda Bregu.
Kryeministri Berisha siguroi mbështetjen e qeverisë shqiptare për investitorët italianë, si dhe angazhimin që së bashku këto investime të kthehen në histori suksesi.
Në përgjigje të interesit të zonjës Dassu për Makro Rajonin Adriatiko – Jonian, Berisha e çmoi këtë projekt si të një rëndësie themelore për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri nënvizoi mungesën e projekteve rajonale dhe e konsideroi këtë projekt si një përgjigje adekuate që plotëson këtë boshllëk të rëndësishëm. Ndërkaq në të dy takimet zv/ministrja Dassu nënvizoi se vështirësitë që po kalon Italia nuk kanë ndryshuar vizionin e Italisë për zgjerimin e Bashkimit Europian.
“Ky proces, -tha zv ministrja italiane- është në interes të Italisë, e cila i ka dedikuar shumë vëmendje politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike këtij rajoni”.
Ministrja Bregu garantoi se shumica qeverisëse do të bëjë gjithçka për vijimin e këtij procesi. Zonja Dassu shoqërohej në të dy takimet edhe nga ambasadori italian në vendin tonë, zoti Massimo Gaiani.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)