E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në nënstacion, Gjirokastra e komunat 9 orë pa energji

GJIROKASTËR- Prej gati 9 orësh pjesa më e madhe e qytetit të Gjirokastrës si dhe zonat përreth vazhdojnë të jenë pa energji elektrike dhe në errësirë të plotë.

Mësohet se ende nuk është riparuar defekti i shkaktuar nga rënia e zjarrit në nënstacionin elektrik, i cili dëmtoi një pjesë të madhe të tij. Pa energji rezultojnë edhe Grapshi, Lunxheria, Libohova, Zagoria, Karshiqi dhe Lazarati.

Efektivët e repartit zjarrfikës kanë mundur të shuajnë zjarrin, ndërsa bëhet e ditur se si pasojë janë dëmtuar mbi 10 fidra të këtij nënstacioni, ndërkohë mungesa e energjisë prek një pjesë të biznesit të qytetit jugor.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë mbingarkesa, pasi nënstacioni është ndërtuar në vitin 1964 dhe prej atëherë nuk janë kryer investime.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›