E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri PS te njejtin qendrim per zgjedhjet

Deputeti socalist, Sajmir Tahiri gjatë fjalës së tij në Top Story hodhi poshtë deklaratat e kolegut demokrat, Enkelejd Alibeaj se opozita ka ndryshuar disa herë propozimet e saj për ngritjen e komisionit hetimor dhe dhënien fund të krizës.

Alibeaj deklaroi se propozimet e PS-së kanë ndryshuar që nga muaji mars i vitit të shkuar e deri tek ofertat e njëpasnjëshme të fundvitit të shkuar.

Por ky pretendim u hodh poshtë nga depueti i opozitës, Tahiri.

“Partia Socialiste ka patur të njëjtin qendrim për hetimin e zgjedhjeve. Është kryeministri ai që ka ndryshuar mendim sa herë ka dashur të shpëtojë nga e vërteta që është në kuti duke shpëtuar gjithë armatën e atyre që kanë manipuluar zgjedhjet por edhe armatën e atyre që kanë marrë peng Shqipërinë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk është vetëm kauza e Partisë Socialiste, është interesi i qytetarit, që Kushtetuta i ka dhënë të drejtë të shprehë bindjen në opinionin e tij për qeverisjen e vendit”, tha Tahiri.

Më tej deputeti i opozitës, duke iu përgjigjur pyetjes së drejtuar nga analistët e ftuar në studio për pjesëmarrjen ose jo në garën për pushtetin zgjedhor të 8 majit tha:

“Partinë Socialiste, në cdo rast, në cdo garë Sali Berisha e ka pasur dhe do ta ketë përballë. Ne jemi përfaqësues të interesit të gjërë të qytetarëve. Bashkë me zgjedhjet vendore ky vend duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithëshme të parakohëshme që interesi më i lartë i qytetarëve të vendoset në vend”, deklaroi Tahiri.

Ndërkohë, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj në mbyllje të fjalës së tij u shpreh i bindur se brenda këtij viti, Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›