Alibeaj Opozita ska alternativa

Në vijim të fjalës së tij në Top Story në Top Channel, deputeti i Partisë Demokratke, Enkelejd Alibeaj kritikoi opozitën për qendrimin e saj bojkotues ndaj Kuvendit.
Pasi vlerësoi se mazhoranca, sipas tij i qendron mendimit se zgjedhjet ishin më të mirat në historinë e Shqipërisë, sërish nuk mohon problemet që ato patën.
Më tej deputeti demokrat tha se disa ligje që shkojnë, sipas tij mbi interesat partiake, kërkojnë një shumicë të cilësuar votash të cilat nuk janë dhënë nga opozita.
“Nuk është faji ynë që opozita bojkoton parlamentin. Kryetari i tyre nuk kapërdiu dot humbjen zgjedhore dhe merr këta zotërinj e i con në rrugën e gabuar. Opozita ka patur mundësinë për të paraqitur propozime, madje edhe një alternativë qeverisëse, por asnjëra nga këto nuk ka ndodhur”, tha Alibeaj.