Dasma e princit Monako mbulohet nga lule e flamuj

Principata e vogël e Monakos është përfshirë nga ethet e dasmës mbretërore, ndërsa përgatitjet kanë zbritur dhe nëpër rrugë për martesën e Princin e Kurorës Albert dhe ish-notaren olimpike nga Afrika e Jugut Charlene Wittstock. Punëtorët kanë filluar një mori aktivitetesh që fillojnë me pastrimin e rrugëve e deri tek lustrimi i statujave për ta kthyer principatën brenda dy javësh në vendin më të mrekullueshëm të denjë për një dasmë mbretërore.
Një enklavë të vogël të pak më shumë se një kilometër katror pranë kufirit italian, principata njihet si streha e njerëzve të pasur dhe të famshëm, të tërhequr aty në një parajsë taksash të ulëta. Çifti do të mbajë një ceremoni civile më 1 korrik pasuar nga një martesë në kishë më 2 korrik, në atë që pritet të jetë eveniment tejet i rëndësishëm.
Flamuj të kuq e të bardhë sinjalizojnë që tani dasmën e princit në të gjithë rrugët e principatës, ndërsa lule të purpurta po mbillen nëpër kopshte publike e rrugë. Ndërkohë, suvenire të dasmës mbretërore kanë dalë në shitje në raftet e dyqaneve që fillojnë që nga gota e filxhanë e deri tek syzet e diellit.
Herën e fundit që Monako festoi një martesë të princit të saj në pushtet ishte në vitin 1956, kur i ati Princi Albert Rainier u martua me divën e hollivudit Grace Kelly.
Delina Bitraku