E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Al Zawahri te njejtin fat si Osama

Një ditë pasi Al Kaeda publikon emrin e pasardhësit të sheikut të terrorit Osama Bin Laden, Shtetet e Bashkuara i kundërpërgjigjen organizatës terroriste duke thënë se dhe Al Zawahrin e pret i njëjti fat. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mike Mullen, tha në Washington se një njësi speciale amerikane ka vrarë Bin Ladenin, e njëjta gjë do të bëhet me Zawahrin.

Ndërsa, sipas Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, egjiptianit 60-vjeçar i mungon karizma e paraardhësit të tij. Ajman al-Zawahri është imitim i zbehtë i Osama Bin Ladenit, deklaroi Gates i cili shtoi se megjithatë eliminimi i Bin Ladenit nuk e bënte Al Kaedën rrjetin terrorist më pak të rrezikshëm.

Rrjeti terrorist, vetëm një ditë më parë në faqet islamike të internetit lajmëroi emërimin e Zawahrit si pasardhës të Bin Ladenit, të cilin ushtarët amerikanë e vrarë në fillim të majit në Pakistan. Zawahri, prej një kohe të gjatë zëvendës i Bin Ladenit, ka bërë thirrje vazhdimisht për xhihad. Tashmë për kokën e tij Uashington ka vënë një shpërblim prej 25 milionë dollarësh.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›