Tahiri: Raportimi për mëditjet nuk është i vërtetë
"Fillimisht, i bëjmë me dije opinionit të gjerë se informata e plasuar nga Koha Ditore, RTK, Indeksonline dhe disa mediume tjera për lartësinë e mëditjeve të delegacionit të Kosovës në dialogun teknik nuk është i vërtetë. Raportimi se mëditjet janë 227 euro nuk qëndron. Sipas udhëzimit administrativ për mëditjet e zyrtarëve të Qeverisë gjatë udhëtimeve jashtë vendit, precizohet se mëditjet për Bruksel (Belgjikë) janë në lartësi prej 97 eurosh e ku në kuadër të kësaj përfshihet mëditja dhe ushqimi", thuhet ne reagimin e Kabinetit te Tahirit.
"Po ashtu, njoftojmë se përbërja e delegacionit ka qenë në përputhje me agjendën e gjerë të raundit të shtatë të dialogut ku janë përfshirë gjithsejtë tetë çështje në trajtim siç janë: Lëvizja e lirë, Regjistrat Civilë, Dosjet Kadastrale, Njohja reciproke e diplomave universitare, Energjia, Telekomunikacioni, Bashkëpunimi Rajonal dhe Menaxhimi i integruar i kufirit. Konform kësaj agjende të zgjeruar ekipet janë përfaqësuar në këtë mënyrë: si anëtarë të përhershëm ishin Lirim Greiçevci dhe Dren Zeka. Kurse për çështjet e diskutuara ishin: Liria e lëvizjes, Lirim Greiçevci dhe Fisnik Rexhepi, Regjistrat civilë, Arjeta Rexhaj, Dosjet Kadastrale, Gazmir Raci, Njohja reciproke e diplomave universitare, Qemajl Marmullakaj (janë diskutuar në kontekstin e zbatimit të marrëveshjeve). Ndërsa për çështjen e Energjisë ishte Dren Zeka, Telekomunikacionin, Gazmir Raci, Bashkëpunimin Rajonal, Elona Cecelia, Ibrahim Gashi dhe Edon Cana, Menaxhimin e integruar të kufirit, Lirim Greiçevci, Dren Zeka, Fisnik Rexhepi, Naim Huruglica dhe Shaban Guda, (janë diskutuar në kontekstin e arritjes se marrëveshjes) si dhe Visar Xani këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Tahiri për çështje të medieve", thuhet me tej ne reagimin e Kabinetit te Edita Tahirit.
Edita vetë e 13-ta = 8853 euro mëditje
Raundi i shtatë i dialogut me Serbinë, vetëm për mëditje i ka kushtuar buxhetit të varfër të Kosovës afër 9 mijë euro, duke përjashtuar këtu shpenzimet e udhëtimit e të tjera.
Kjo ka ndodhur pasi në ekipin kosovar kanë marrë pjesë gjithsej 13 veta. Përveç stafin të ekspertëve, zëvendëskryeministrja Tahiri ka marrë me vete pesë anëtarë nga kabineti i saj.
RTK ka raportuar se sipas udhëzimit administrativ të Qeverisë për udhëtime zyrtare, për në Belgjikë, çdo zyrtar merr nga 227 euro mëditje në ditë, pa shpenzimet e udhëtimit, shkruan Indeksonline.
Delegacioni kosovar prej 13 anëtarëve nga 227 euro mëditje në ditë bëjnë 2951 euro, ndërkohë tre ditë të tyre, i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës gjithsej 8853 euro.
“Mirëpo, përveç këtyre mëditjeve, sipas një udhëzimi administrativ të nxjerr në vitin 2009, zyrtarëve të lartë u garantohet edhe një kredit kartelë. RTK jo zyrtarisht, ka mësuar se shumë që mund të përdoret në këtë kredit kartelë, është deri në 10 mijë euro për zyrtarët e lartë e deri në 5 mijë për stafin përcjellës”, ka raportuar RTK.
Emrat e pesë këshilltarëve politike të Tahirit:
Dren Zeka - Këshilltar kryesor politik i Edita Tahirit;
Arjeta Rexhaj – Këshilltare politike;
Gazmir Raci – Lëshilltar politik;
Elona Cecelia – Këshilltare politike;
Visar Xani – Këshilltar politik.