SkenaUp shpall programet

Pjesë e programit ExYU Generation Next do të jenë disa filma fantastikë nga rajoni, si për shembull filmi debutues kroat “Njollat”, dhe ata sllovenë “Udhëtimi” dhe “32 dhjetori”.
Ndërkaq, pjesë e konkurrencës kombëtare të filmit do të jenë: “Baba”, Marubi (Shqipëri); “Family Market”, Akademia e Arteve (Shqipëri); “E Kuqja”, Fakulteti i Arteve (Kosovë); “Toka e Zotit”, Fakulteti i Arteve (Kosovë); “Vendi ku Vdiq Faraoni”, Fakulteti i Arteve (Kosovë); “Dhurata e Zotit”, Akademia Evolucion; “Nusja”, Fakulteti i Arteve (Kosovë).
Nga data 5 deri më 12 dhjetor shfaqjet e studentëve do të gjallërojnë edhe teatrot e Prishtinës. Sivjet, pjesë e Festivalit SkenaUp do të jenë këto shfaqje: “Sehnsucht”, Scuola Teatro Dimitri - Academy for physical theatre (Zvicër); “Udhëtimi”, Fakulteti i Arteve (Kosovë); “Terminus Brecht. A Comedy”, ArtEZ Institute of the Arts (Holandë); “Antigona”, Fakulteti i Arteve (Kosovë); “Çmenduria Krijuese”, Fakulteti i Arteve (Kosovë); “Orpheus to go back to your hell human”, Theater - Laboratory Alma dhe “Instant Paradise to go”, Hochschule der Kunste Bern (Zvicër); “As the Flames Rose we danced to the sirens” (Britani/Spanjë); “Venera’s Mirror”, Academy of Performing Arts(BeH).
Ndërkohë, katër filma shqiptarë do të jenë pjesë e konkurrencës ndërkombëtare: “Zheg” i Kelmend Karunit, “Neighbor’s chicken” i Eleni Katsonit, “Bodrumi” i Arian Mustafës, dhe “Rruga” i Arbër Krasniqit.
Veç programit të ngjeshur njëjavor, pjesë festivalit do të jenë edhe shumë
punëtori dhe ligjërata të rëndësishme.