E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol: Messi është më i miri

Carles Puyol e ka lavdëruar shokun e skuadrës Leo Messi, edhe pse numri 10 i Barcelonës nuk ka nevojë për asnjë ‘avokat’.

Qendërmbrojtësi spanjoll e mirëpret talentin e Santosit, Neymar, por është kundër faktit që ai të krahasohet me yllin argjentinas.

“Braziliani sigurisht se është lojtar i madh, këtë e ka demonstruar. Mirëpo, ai nuk mund të krahasohet me Messin. Leo është më i miri nga të gjithë”, theksoi Puyol në konferencë për shtyp.

Messi është zgjedhur lojtari më i mirë në botë në dy vitet e fundit, ndërsa mund ta bëjë këtë edhe për herë të tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›