Tahiri: Serbia i shmanget bisedimeve
Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Prishtinë – Beograd, Edita Tahiri, ka akuzuar sërish palën serbe, pasi sipas saj, nuk po shmanget, por bënë tërheqje nga projekt-marrëveshjet qe janë afër realizimit.
“Në takimet që i kemi pasur përmes video-konferencës, pala serbe ka bërë tërheqje në elemente të ndryshme të këtyre projekt-marrëveshjeve. Madje, ka pasur raste që edhe për propozimet që i ka dhënë vetë, ka rënë në kundërshtim me vetveten dhe është tërhequr”.
Tahiri ka vënë në dukje se Beogradi shumë herë ka rënë në kundërshtim me vetveten, pasi ka propozuar një marëveshje dhe më pas është tërhequr.