E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Shoferi i Berishës, galeri kromi në Bulqizë

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare për heqjen e imunitetit, kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri theksoi se opozita është pro kufizimin e imunitetit, por në mënyrë reale “duke shembur të paprekshmit dhe të pandëshkueshmit”.

“Ne jemi për t`i dhënë pavarësi Prokurorisë. Jemi për t`i dhënë pavarësi gjykatave, që drejtësia të jetë pronë e të gjithëve. Duam të shembim të paprekshmit, jo vetëm duke kufizuar imunitetin formalisht.”- u shpreh Tahiri.

Më tej deputeti socialist, Sajmir Tahiri, lëshoi akuza mbi Kryeministrin Berisha, lidhur me pasurinë që posedon shoferi personal i shefit të ekzekutivit , që sipas tij ka blerë 49 për qind të aksioneve të një shoqërie që fitoi licensë të një galerie.

"Kush është Met Shkreli zoti kryeministër. Eshtë një oficer në Garde, prej më shumë se 10 vjetësh është shofer i Berishës. Ai ka blerë 49% të aksioneve të shoqërisë “Miti 03” dhe ka një galeri kromi në Bulqizë. Mendoni se ku është katandisur pasuria kombëtare. Çfarë lloj imuniteti ka shoferi yt, përveç të pasurit imunitet personal prej teje. Nuk ka shofer kryeministri në botë që të ketë galeri kromi. Kemi më shumë se 5 muaj që kërkojmë interpelancë për masakrën që po ndodh në Bulqizë”- deklaroi Tahiri.
Më herët Berisha deklaroi se deputetët milionerë të PS e përdorin imunitetin për transporte të dyshimta dhe lëvizje trau në dogana.

“Ju duhet imuniteti për në dogana, për ilaçet të kërcënoni doganierët të lëvizin traun. Ju ikën bamirësat e Topit. Nuk e doni korrupsionin, atëherë urdhëroni ta lëvizim imunitetin”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›