Tahiri: Të anulohet vendimi dhe të largohet Topalli
23/02/2010 Miratimi i ligjit për SHISH-in
Partia Socialiste kundërshtoi vendimin e marrë në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit nga Komisioni parlamentar i Ligjeve lidhur me projektligjin për SHISH-in. Sipas deputetit të kësaj partie Sajmir Tahiri, miratimi i këtij projektligji në një mbledhje sekrete të Komisionit të Ligjeve vë në dyshim të fortë vullnetin e maxhorancës dhe kryeministrit për të zgjidhur kolapsin politik në vend, duke kërcënuar tryezën e dialogut. Gjithashtu në gjykimin e socialistëve një veprim i tillë rikonfirmon tentativën e fshehtë për të kapur, kontrolluar e shantazhuar çdo qelizë të shoqërisë, përfshirë opozitën, nëpërmjet kamxhikut politik që po instalohet në SHISH. “I bëjmë thirrje mazhorancës e veçanërisht kryeministrit të deklarojë pa asnjë ekuivok tërheqjen pa kushte nga ndryshimet e propozuara për ligjin e SHISH-it, të shkarkojë kryetarin e Komisionit të Ligjeve, anulimin e pasojave (miratimi i projekligjit për SHISH-in) që ka sjellë mbledhja e fshehtë Komisionit në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit (neni 35), si dhe të kërkojë ndjesë publike ndaj opozitës, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë”, - vlerësoi Tahiri. Madje, në emër të PS-së ai kërkoi edhe dorëheqjen e kryeparlamentares Topalli.