E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premton ndihmë dhe strehim permanent për të prekurit

23/02/2010 Rrëshqitjet e tokës, Ferdinand Poni në Fier

Rrëshqitjet e dherave në Hysgjokaj të Lushnjës, në fshatin Peshtan dhe Levan, Hekal të Mallakastrës për shkak të rënies me intensitet në Fier, lëvizjet tektonike në fshatin Dukas në Patos, ka bërë që gjendja alarmante të jetë e tillë edhe për qeverinë shqiptare. Pasditen e djeshme ai ka vizituar komunën Frakull një komunë e prekur nga kjo dukuri zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni, i shoqëruar edhe nga kreu i kësaj komune Viktor Cervanaku. Poni ka vizituar çdo familje të prekur nga rrëshqitjet e dherave në fshatin Peshtan, në lagjen “Hasaj”, i shoqëruar jo vetëm nga kryekomunari Cervanaku, por edhe nga kreu i qarkut Luan Mucaj. Poni ka premtuar ndihmë për 8 familjet më të dëmtuara, të cilat janë evakuar nga shtëpitë e tyre të shkatërruara, duke kërkuar nga pushteti lokal plotësimin e dokumenteve përkatëse për rastet e fatkeqësive natyrore. “Ne po shohim nga afër dëmet, qoftë edhe për të nxitur koordinimin e të gjithë strukturave që të jetë sa më i shpejtë rikuperimi, duke filluar që nga evakuimi dhe do të vlerësohen hap pas hapi, komuna ka ndihmuar për strehimin e tyre tek të afërmit, por ne po mendojmë edhe për një sistemim permanent që do të zgjidhë problemin e tyre dhe të jetë më i miri për të prekurit dhe në përputhje me dispozitat ligjore”,-ka thënë Poni. Të paktën 50 shtëpi në qarkun e Fierit janë të pabanueshme për shkak të rrëshqitjeve të tokës gjatë ditëve të fundit. Mjaft e rëndë situata paraqitet në Hysgjokaj të Lushnjës dhe Levan e Peshtan të Fierit. Në fshatin Peshtan të Fierit deri tani janë shkatërruar 8 shtëpi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›