E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri U vertetuan akuzat e PS-se per Bregun e Vokshin

Reagimi

Deputeti socialist Saimir Tahiri beri me dije se ILDKP-ja permes hetimeve qe ka kryer ka risjelle ne vemendje te shqiptareve edhe vertetesine e akuzave te Partise Socialiste pasi ai ka pohuar se deklarimi i pasurise se Albana Vokshit dhe Majlinda Bregut eshte problematik. Ky institucion tregon qarte mungesen e vullnetit te perfaqesuesve te pushtetit te Sali Berishes dhe familjareve te tyre per te deklaruar pasurite e tyre. Sot te gjithe kujtojne shfajesimin e Vokshit me gjoja pretendimin se bashkejetuesi i saj nuk ka detyrimin te deklaroje pasurine e po ky ishte edhe shfajesimi qe i beri Sali Berisha per aferat e perbashketa tha deputeti Tahiri. Ai sqaroi sakaq se Arian Tartari bashkejetues i Albana Vokshit eshte gjobitur nga ILDKP-ja per mosdeklarim te pasurise. Tahiri theksoi se cdo shqiptar eshte ne dijeni te lidhjeve te familjareve te ministres se Integrimit me mafien italiane te Sacra Corona Unita-s ashtu sikunder jane ne dijeni te lidhjeve te Arian Tartarit me koncesionet e naftes gazit dhe hidrocentraleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›