E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceshtja came, perplasje mes deputetit Tahiri dhe Dule

Per pak sa nuk perfundoi ne nje perplasje fizike, debati ne seancen e djeshme plenare, mes kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule dhe kryetarit te PDU-se, Shpetim Idrizi. Merite mes paleve, nisen pikerisht pas akuzave te kreut te PBDNJ-se Dule, se PDU kerkon te fitoje vota ne emer te ceshtjesh came. Nje ceshtje qe ai e quajti fantazme. Nderkohe qe shtoi se nuk beri koalicion me PD-ne ne kete qeverisje, per shkak te aleances me partine e cameve Ne replike me Dulen, deputeti Idrizi, akuzoi se per 50 vjet me radhe ceshtja came, eshte kerkuar te fshihet dhe mos te zgjidhet qellimisht. Replikat vijuan me reagimin serish te Dules, i cili tha se PBDNJ nuk ka nevoje per te bere aq shume sa PDU per te fituar votat, si nje parti e re politike qe eshte. Deklaratat dhe replikat acaruan edhe deputetin tjeter te PDU-se, Dashamir Tahiri, i cili u ngrit i revoltuar per te shkuar tek tavolina e Dules. U desh nderhyrja e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, per te mos lejuar nje perplasje te mundshme fizike mes paleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›