E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama, hiq dore nga standardet e dyfishta

Numri dy i qeverise, Ilir Meta, tha dje ne mbyllje te sesionit te pare Parlamentar, se nese ky vit ishte viti i anetaresimit te Shqiperise ne NATO, viti i ardhshem, do te jete ai i liberalizimit te vizave. Duke kritikuar opoziten socialiste se po spekulon me ceshtjen e vizave, Meta tha se cdo kritike e PS-se, nuk eshte gje tjeter vecse manipulim dhe genjeshtra te padrejta. "Te gjithe shqiptaret vitin e ardhshem, do te gezojne liberalizimin e vizave, madje edhe ata qe protestojne. Ndaj e ftoj kreun e Partise Socialiste, qe te heqe dore nga standardet e dyfishta sepse nuk jane serioze. Kur ai e respekton kaq shume Gjykaten Kushtetuese, pse nuk e respekton Kushtetuten dhe mban jashte Parlamentit nje force politike me kerkesa antikushtetuese, si ajo e hapjes se kutive te votimit",-tha Meta. Kerkese qe sipas tij, eshte teresisht antikushtetuese, pasi kutite e votimit nuk mund te hapen kur ka nje vendim te prere gjykate. Meta tha se Rama, qe aq shume kritikon vendin se eshte i fundit ne shume aspekte, duhet ta dije se vonesa e realizimit te proceseve eshte per shkak edhe te asaj force politike. Ndersa kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, e akuzoi direkt nga foltorja e Kuvendit, kreun socialist Edi Rama, si "te kapur nga interesa teresisht mafioze". Sipas tij, ai del ne mbrojtje te "Tajvanit", nje investim i paligjshem i firmosur nga ai vete. "Rama eshte i kapur nga nje grusht bllokmenesh te rinj, jo te gjithe deputete, por persona te rendesishem",-tha Patozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›