Cvetkoviç: Ndarja e Kosovës nuk është diskutuar në qeveri

Qeveria e Serbisë nuk e ka diskutuar ndarjen e Kosovës, ka deklaruar kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç.
Ai nuk ka dashur që të komentojë deklaratën e ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç, se caktimi i kufijëve territorial mes serbëve dhe shqiptarëve, është një zgjidhje e mirë për Kosovën, duke thënë se nuk mund të komentojë deklaratat e politikanëve.
Zëvendës kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar të martën se Serbia është duke e humbur Kosovën, dhe se është e nevojshme që të bëhet diçka, para se të jetë shumë vonë.