E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri letër Berishës: Edhe sa viktima duhen në miniera?

Tahiri thotë se në minierat e Bulqizës kanë humbur jetën mbi 70 minatorë.

“Nuk di sa çnjerëzore mund të jetë numërimi publik i minatorëve që po vriten në galeritë e minierave, nën hundën tuaj dhe heshtjen thuajse kriminale. Inventari makabër i minatorëve që trajtohen si skllevër dhe i minierave që janë kthyer në kampe përqendrimi të kohëve moderne, do bënte të dridhej e të kërcente nga karrigia, dhe njeriun më të pashpirt, jo më Kryeministrin e vendit”, shkruan Tahiri.

Ai shkruan se grupit parlamentar socialist ka kërkuan dy interpelanca me kryeministrin, kërkesa që qëndrojnë në zyrat e kryetares së Parlamentit, teksa e quan heshtjen e kryeministrit me përpara kriminale. “Z. Kryeministër, heshtja Juaj ndaj situatës në Bulqizë nuk mund të ketë shpjegim tjetër veç kapjes së shtetit, korrupsionit dhe nënshtrimit ndaj karteleve mafioze që kanë zaptuar Bulqizën. Por njëkohësisht, heshtja Juaj është edhe simbol i injorimit të shtetit ligjor, parlamentarizmit dhe detyrimit Tuaj kushtetues për të dhënë llogari para deputetëve. Ndaj përpara se të jetë shumë vonë, po Ju rikujtoj edhe një herë detyrimin tuaj për të dhënë llogari para Parlamentit duke respektuar kërkesën e Grupit të PS për interpelancë urgjente lidhur me çështjen e Bulqizës”, shkruan ai më tej. /Start/

                                                                                             2012-08-31 16:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›