E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon afati për rivlerësimin e pasurive

 Përmes kësaj mundësie, e cila u shty dy herë në afat nga qeveria në favor të qytetarëve, këta të fundit kanë mundësi të sjellin banesën apo tokën e tyre në vlerën reale të tregut. Me rivlerësimin jepet mundësia që të paguhet vetëm 1 për qind, ndërsa 9 për qind të falet.

Duke bërë këtë rivlerësim, shtëpia merr vlerën e tregut dhe  mund te përdoret në të gjithë vitet në vijim. Sipas të dhënave nga ministria e Financave, deri ne mesin e muajit gusht numërohen 57 mijë qytetarë që e kanë bërë rivlerësimin, ku përfshihen edhe një numër i konsiderueshëm emigrantësh, që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi. 

Sipas MF-së, afati 31 gusht është shterues dhe nuk ka më shtyrje të afatit. Zyrtarët e ministrisë thanë se në rast se qytetarët që nuk bënë rivlerësimin do të shesin shtëpinë në shtator do të paguajnë 10 për qind të diferencës së vlerës së hershme me vlerën aktuale që merr pasuria. Nga vitet 90’ e deri më tani, ecuria e vlerës së tregut ka evoluar, duke bërë që çmimet e pasurive të paluajtshme të rriten së tepërmi. /Start/

                                                                                             2012-08-31 14:58
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›