E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Shkodër, policia ndalon një të dyshuar

Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODER- Policia e Shkodres ka ndaluar nje nga autoret e dyshuar te krimit te djeshem ne kete qytet, ku mbeten te vrare babe e bir.

Sipas te dhenave paraprake, ne pranga eshte vene shtetasi Leonard Nika, rreth 25 vjec.

Ngjarja ndodhi dje rreth ores 16:30 kur Frederik dhe Jurgen Marku, babë e bir, 47 dhe 22 vjeç u qelluan me arme ne prite.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të spitalit rajonal të qytetit. Policia sqaroi se nje nga motivet e krimit dyshohet te ishte hakmarrja per nje sherr te nje dite me pare ne Theth, ku djali i viktimes ishte perfshire ne nje sherr nisur per motive banale me autoret e dyshuar.

Nderkohe, i ati eshte nisur drejt vendit dhe sipas deshmise se te rinjve i ka kercenuar me nje pistolete e me tyten e saj ka goditur ne koke njerin prej tyre, i cili me pas ka bere kallezimin ne polici.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›