E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka Rama bllokon imunitetin per te bllokuar integrimin

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar sot pas deklaratave të selisë rozë se do të votojë imunitetin, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Partia Socilaiste. Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat e cilëson 6 gushtin si ditën e turpi për opozitën, ndërsa shprehet se Rama po bllokon imunitetin me qëllim që të bllokojë marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë.

“6 gushti regjistron ditën e turpit për opozitën, Partia Demokratike pranoi çdo propozim të PS-së dhe variantin shkruar. Pa më të voglin turp Rama urdhëroi mos votimin dhe bllokimin e imunitetit, i cili bëhet për të bllokuar statusin kandidat për Shqipërinë:-deklaroi Paloka.

Sipas tij Rama po i jep jep projektit të tij për ta kthyer vendin në metodat sovjetike, por që vendi nuk ka kohë për të humbur, as me bllokatorët dhe as me anekdotat e Ramës të sundimit të pakicës mbi shumicën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›