E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi-opozitës: Votoni ligjin për Gjykatën e Lartë

“Votoni ligjin për Gjykatën e Lartë që ti hapni rrugën funksionimit të gjykatës administrative”. Është kjo kërkesa që i ka drejtuar ministri i drejtësisë Eduard Halimi deputëve të opozitës, në kohën kur ligji që kërkon shumicë të cilësuar dhe përbën kusht për statusin ka hyrë në kalendarin e punimeve 3 javore të Kuvendit.
 

“Fillimi i vitit 2013 do të jetë edhe fillimi i punës së gjykatës administrative. Ne po plotësojmë të gjitha kriteret dhe kushtet për të cilat kemi marrë angazhimin në parlament. Javën e ardhshme ne do të inspektojmë punimet në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe në muaj në vijim do të inspektojmë punimet edhe në pesë gjykata të tjera administrative që do të ngrihen në 5 rrethe te vendit. Unë shpresoj se pas përmbushjes së kushteve që po bënë qeveria për funksionimin e Gjykatës Administrative në muajin shtator opozita të japë konsensusin për miratimin ligjit të Gjykatës së Lartë në mënyrë që nga janari i vitit të ardhshëm të fillojë nga funksionimi Gjykatës Administrative, pasi siç e dini në ligjin për Gjykatën Administrative është kusht krijimi i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e lartë" tha Halimi.
 

Këtë apel ministri i drejtësisë e ka lëshuar teksa inspektonte pikërisht punimet për ngritjen e godinës së gjykatës administrative. Ndërtesa do të jetë gati në fund të nëntori,një muaj para afatit të parashikuar. Ndërkohë i është hapur rruga edhe ndërtimit të Gjykatën e Apelit të Tiranës si dhe 5 gjykatave të tjera në rang vendi që do të trajtojnë mosmarrëveshjet administrative.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›