Tabaku per Kodin e Etikes Kodi i propagandes se vjeter me mjete te reja

Kod të propagandës së vjetër me mjete të reja e quajtën demokratët Kodin e Etikës një prej tre vendimeve të para të qeverisë së kryeministrit Rama.
“Aktet flasin. Në ditën e parë të punës qeveria shpalli merakun e saj numër një: si të bunkerizohet dhe si t’u fshihet sa më shumë syve dhe veshëve të publikut, si ta prodhojë vetë imazhin për vete në oficinën e saj propagandistike dhe jo nepërmjet hapjes dhe informimit të drejtpërdrejtë e pa pengesa të publikut. Qeveria Rama po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe mediave”- deklaroi Jroida Tabaku.
Sipas zëdhënëses së Grupit Parlamentar të PD-së modeli ka filluar të reflektohet që tani në disa media. Madje edhe në kurriz të qëndrimeve të Partisë Demokratike karshi mazhorancës
“Kështu një medium kombëtar dje fshiu nga ekrani kërcënimin e paprecedent të Ramës drejtuar opozites, se nëse ankohej për dhunë, ende nuk ka parë se çdo ti punojë! Partia Demokratike thekson me forcë se Trasparenca dhe Informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve. Suksesi i qeverisë nuk mund të sajohet në zyrat dhe atelietë e imazheve dhe as duke parë filxhanin, por mund të prodhohet vetëm atje ku jetohet, ku punohet, ku ndërtohet, ku mësohet, ku shërbehet”.
Demokratët i kërkuan qeverisë të zbatojë standartet demokratike të informimit të publikut dhe mediave dhe të tërhiqet nga kodi i mbylljes. Nëse do të ketë protesta nga media, demokratët deklarohen në mbështetje të tyre
”Gjatë 8 viteve të fundit ne vendosëm një standart, çdo qytetar, çdo media të kishte akses maksimal ndaj informacionit.
Ne nuk presim që ky standart të rritet, presim të paktën që të mbahet”.