Masaker ne Irak

Një seri atentatesh kanë shkaktuar me dhjetëra të vdekur brenda një dite të vetme në Irak. Në zona të ndryshme të vendit kanë shpërthyer autobomba, që kanë vrarë të paktën 40 persona dhe kanë plagosur rreth 100 të tjerë.
Sulmet nuk janë marrë përsipër nga asnjë grup, por duken se kanë lidhje me njëri tjetrin. Vendet më të goditura janë ato ku mazhoranca e popullsisë është shiite.
Janë me dhjetëra qytetet ku kanë shpërthyer autobomha, nga Bagdadi në Nasiria dhe nga Basora në Kerbala. Hilla që gjendet rreth 100 kilometra larg kryeqytetit ka paguar dhe cmimin më të lartë me të paktën 15 viktima. Që nga fillimi i këtij viti dhuna ndërmjet minoritetit sunit dhe mazhorancës shiite në qeveri ka shkaktuar me dhjetëra viktima. Lufta civile në Siri ka ndezur dhe më shumë tensionin në vend.