Taiger Uds, sportisti më i mirë i dekadës
Megjithëse nuk po kalon një periudhë të mirë, si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga ajo private (skandalet e fundit, braktisja nga sponsorët dhe dyshimet për doping), Uds të paktën mund të ngushëllohet me këtë çmim.Golfisti amerikan ka fituar 56 vota në total, duke lënë pas çiklistin Lens Armstrong me 33 vota dhe tenistin zviceran Roxher Federer me 25. Në vendin e katërt është renditur notari Majkëll Felps me 13 vota, i ndjekur nga futbollisti amerikan i New England Patriots, Tom Brady (6 vota) dhe atleti xhamajkan Usain Bolt me 4.Pavarësisht publicitetit negativ që po i bëhet kohët e fundit golfistit më të famshëm në botë, juria, e përbërë nga redaktorë të gazetave më të mëdha amerikane dhe nga gazetarë të “Associated Press”, ka vendosur t’i japë Taiger Udsit këtë çmim.