Premier Liga, çelsi sërish i vetëm në krye
Në takimin e luajtur mbrëmë në “Stamford Bridge”, ekipi i Karlo Ançelotit kaloi në epërsi me anë të Anelka në minutën e 23-të, por miqtë e trajnerit Avram Grant (ish-trajneri i Çelsit pas largimit të Mourinjos) barazojnë gjithçka në minutën e 51-të me anë të Piquione.11 minuta para përfundimit të krejt takimit, Çelsi gjen golin e fitores. Frenk Lampard tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë tripikëshin e parë londinezëve pas tre ndeshjesh në Premier Ligë.Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të luajtura mbrëmë, Liverpuli mundi 2-1 Uiganin, kurse Arsenali nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 përballë Bërnlit në transfertë. Sukses edhe për Totenhemin, që mundi 3-0 në shtëpi Mançester Sitin.