çitaku: Do të shtohet numri i njohjeve të Kosovës
Në një intervistë për RTV 21, Çitaku pranoi se procesi i ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë në GJND në Hagë, ka ndikuar tek vendet tjera që të hezitojnë të marrin një vendim për Kosovën. Por, Çitaku ka vënë në pah se njohja e Kosovës nga vendet fqinje, përfshi këtu Malin e Zi, është përdorur si argument i fuqishëm pro pavarësisë në GJND nga vendet që u vunë në mbrojtje të Kosovës. /rtv21/